Apple ka gjetur një mënyrë mjaft të veçantë për të tërhequr vëmendjen e publikut në një reklamat e iPhone 11.
Reklama ka filluar të transmetohet që në muajin shtator të vitit të kaluar, por tashmë reagimet janë rritur ndjeshëm.
Video nis me tingujt e një alarmi zgjimi dhe kjo ka sjellë që të gjithë ta identifikojnë atë pa e parë se bëhet fjalë për reklamën e iPhone 11. Një gjetje e zgjuar e kompanisë, por në anën tjetër ka sjellë shqetësim për mijëra, ndoshta edhe miliona njerëz në botë, të cilët zgjohen nga ato tinguj çdo ditë në mëngjes.
“Tinguj mizorë dhe stresues”, kanë shkruar shumë përdorues në Twitter, duke kërkuar edhe heqjen e kësaj reklame nga transmetimet në televizor. /Gazeta Sinjali/