image Regjistrohet një rast i rrallë i lisë së majmunëve në Angli

Evropë

Regjistrohet një rast i rrallë i lisë së majmunëve në Angli

news image

Një rast i rrallë i lisë së majmunit është diagnostikuar në një pacient në Angli, tha në një deklaratë të shtunën Agjencia e Sigurisë Shëndetësore në Mbretërinë e Bashkuar.

Lija e majmunëve është një infeksion i rrallë viral që nuk përhapet lehtësisht midis njerëzve, tha agjencia, duke e cilësuar rrezikun e përgjithshëm për publikun e gjerë si “shumë të ulët”, shkruan CNN.

Infeksioni mund të përhapet kur dikush është në kontakt të ngushtë me një person të infektuar; megjithatë, ekziston një rrezik shumë i ulët i transmetimit në popullatën e përgjithshme”, thuhet në deklaratë.

Pacienti besohet të ketë kontraktuar infeksionin në Nigeri, tha UKHSA, përpara se të kthehej kohëve të fundit në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç bëhet e ditur, pacienti po merr trajtim në Londër në njësinë e ekspertëve të sëmundjeve infektive dhe izolimit. 

/GazetaSinjali/