Mesfushori i Paris Saint-Germain, Idrissa Gueye, është perceptuar si një ‘hero’ në vendin e tij të lindjes, Senegal, pas refuzimit të tij të supozuar për të veshur një fanellë me tematikë ngjyrë ylberi, ka zbuluar këshilltari i Sadio Mane, Bacary Cisse.
U raportua nga mediat franceze muajin e kaluar se Gueye, një mysliman i devotshëm, humbi fitoren 4-0 të skuadrës së tij kundër Montpellier, sepse ai nuk donte të vishte bluzat speciale në një shprehje solidariteti për të shënuar Ditën Ndërkombëtare Kundër Homofobisë, Bifobisë dhe Transfobisë, të martën 17 maj.
Megjithatë, pavarësisht zhurmës rreth mos-shfaqjes së tij për ndeshjen e Ligue 1, Cisse, i cili është gjithashtu një gazetar senegalez, këmbëngul se veprimi i Gueye në fakt është pritur mirë në vendin e tij.
“Është një keqkuptim”, tha Cisse, cituar nga RMC Sport. “Nuk duhet të harrojmë se Gueye ka lindur në Senegal. Aty është rritur, aty është shkolluar.
“Ne respektojmë gjithçka që bëjnë të tjerët, por nuk i ndjekim në kulturën e tyre. Nga ana kulturore, askush nuk do ta kishte kuptuar nëse ai do të kishte bërë diçka tjetër përveç asaj që bëri. Ai nuk është i vetmi.
“Sot, Gueye ka mbështetjen e plotë të të gjithë senegalezëve, të të gjithë afrikanëve. Në këtë rast nuk duhet ta stigmatizojmë djalin. Ai nuk mund ta justifikojë këtë gjest. Ai u perceptua si një hero në Senegal, natyrisht. Për ne, Gueye është një hero“, është shprehur ai.