image Refuzimi i gazit amerikan/ AAK: Kemi të dhëna shqetësuese pse Qeveria Kurti e bëri këtë

Politikë

Refuzimi i gazit amerikan/ AAK: Kemi të dhëna shqetësuese pse Qeveria Kurti e bëri këtë

news image

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, pas mbledhjes së sotme të Kryesisë, ka thënë se Qeverisë duhet t’i rekomandohet që urgjentisht ta rikthejë projektin e gazit amerikan.

Sipas tij, ka të dhëna shqetësuese rreth refuzimit të gazit amerikan.

 “Ajo që duhet të ritheksoj është që për ne si grup parlamentar është jashtëzakonisht me urgjencë dhe Kuvendi të miratojë një rezolutë që rekomandon fuqishëm që të marrin dhe të rikthejmë çështjen e MCC-së dhe gazit amerikan sepse po i bën dëm Kosovës”, tha Tahiri.

Tahiri tha se qeveria ka qenë e pasaktë dhe nuk ka dhënë argumente për refuzimin e këtij projekti që sipas tij po i dëmton marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA.

Qeveria ka qenë jashtëzakonisht e pasaktë, nuk ka dhënë asnjë argument, të dhënat që i kemi si grup parlamentar janë shqetësuese dhe mbi të gjitha janë të dëmshme për Kosovën dhe me urgjencë duhet të kthehet ky vendim sepse si i tillë po i bën dëm Kosovës, si nga alternativat e energjisë po ashtu edhe marrëdhëniet bilaterale Kosovë – ShBA”, tha Tahiri.

Qeveria e Kosovës ka refuzuar një projekt amerikan për gazsjellësin që do ta lidhte Kosovën me Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë në projektin e Gazsjellësit Trans-Adriatik.

/GazetaSinjali/