image "Refuzimi duhet të arsyetohet më mirë"/ Ahmeti në rolin e infektologut, tregon përbërjen e vaksinës kineze - Sinjali

COVID-19

Të infektuar

97.996

Të shëruar

82.064

Të vdekur

1.988

“Refuzimi duhet të arsyetohet më mirë”/ Ahmeti në rolin e infektologut, tregon përbërjen e vaksinës kineze

news image

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Qeveria e Kosovës duhet ta arsyetojë më mirë refuzimin që ua bëri vaksinave antiCOVID të prodhuara në Kinë, shkruan Gazeta Sinjali.

Ahmeti ka thënë se kjo vaksinë është vaksinë klasike e cila, sipas tij, përbëhet nga virusi i vdekur, i cili thotë se shkakton reagim në imunitetin e trupit.

Ai thotë se njëra nga kompanitë kineze që prodhon vaksina antiCOVID i ka dozat më të shtrenjta në botë, rreth 36 dollarë amerikanë një dozë.

“Kështu funksionojnë vaksinat që i njohim dhe i kemi marrë deri sot, si ajo e gripit. Vaksinat Pfizer/Moderna bëjnë një ndryshim në disa qeliza të trupit duke shkaktuar thepat që e bëjmë trupin të mendojë që ka virus. Astra/Zeneca është më afër vaksinave kineze si metodë prandaj edhe mund të ruhet në temperaturë të dhomës”, ka shkruar ndër të tjera ai në Facebook.

Ai ka përmendur disa shtete që tashmë kanë vaksinuar stafin shëndetësorë e qytetarët e tyre me këtë vaksina.

Sidoqoftë, ai e mohon se po kërkon që Kosova të blejë vaksina kineze, por në këtë situatë që gjendet vendi, Ahmeti thotë se “lypësi vështirë është me arsyetu zgjedhësin”.

“Shqipëria ka marrë donacion 1 milion vaksina të tilla nga Turqia. Ndoshta në fund edhe nuk do t’i marrim, por në kohë të 15 viktimave në ditë, refuzimi duhet të arsyetohet më mirë. Prishtina i ka humbur disa punëtorë të arsimit nga covidi. Ky nuk është shpjegim i duhur për familjet e tyre dhe punëtorët e tjerë arsimorë”, ka përfunduar ai./Gazeta Sinjali/


Shpërndaje artikullin