Dhjetëra qytetarë të Ukrainës janë duke u larguar nga vendi i tyre, pas sulmit të Rusisë.
Në disa pamje të publikuara nga Reuters, shihen dhjetëra persona me fëmijët e tyre, duke u larguar nga vendi, transmeton Gazeta Sinjali.
Sipas këtyre raportimeve, këta refugjatë janë duke shkuar në Poloni.
Alexander Bazhanov u largua nga shtëpia e tij në Ukrainën lindore me gruan dhe fëmijën e tij të vogël, duke marrë me vete vetëm ato gjëra që mund të mbanin.
“Unë nuk kam asnjë ndjenjë tjetër përveç se jam shumë i frikësuar,” tha Bazhanov në pikën kufitare të këmbësorëve, rreth 400 km nga Varshava.