image Reformat në arsim në Kamenicë, kryetari i ri i shfuqizon pjesërisht vendimet e Kastratit

Arsim

Reformat në arsim në Kamenicë, kryetari i ri i shfuqizon pjesërisht vendimet e Kastratit

news image

Kryetari i ri i Kamenicës, Kadri Rahimaj ka shfuqizuar pjesërisht vendimet ish-kryetarit, Qëndron Kastrati, për riorganizimin e mësimit në këtë komunë, shkruan Gazeta Sinjali.

Shfuqizimi i vendimeve sipas njoftimit të Komunës vjen për shkak se në disa shkolla nuk është duke u zhvilluar mësimi si pasojë e mospajtimit për transferimin e nxënësve në shkolla tjera.

Përmes një njoftimi nga komuna e Kamenicës, Drejtoria Komunale ka propozuar anulimin e pjesërisht të vendimeve për riorganizimin e arsimit.

Kryetari Rahimaj shfuqizon pjesërisht vendimet për riorganizim të arsimit Drejtoria Komunale e Arsimit ka propozuar anulimin e pjesërishëm të vendimeve Sh.02.Nr.26937 i datës 30.08.2019 dhe Sh.02.Nr.19870 të datës 10.09.2020 për riorganizimin e arsimit”, thuhet në njoftim.

/GazetaSinjali/