image Referi i Premier Ligës u tall me pozitën e Bournemouth në tabelë, shpëton nga dënimi

Futboll

Futboll/ Referi i Premier Ligës u tall me pozitën e Bournemouth në tabelë, shpëton nga dënimi

news image

Referi i Premier Ligës, Jon Moss ka qenë temë diskutimi në botën e futbollit anglez.

Ai u akuzua nga ekipi i Bournemouth se gjatë ndeshjes së fundit kundër Sheffield United, ishte tallur me pozitën e klubit në tabelë.

Bournemouth gjenden në pozitën e 16-të, me vetëm tri pikë largë zonës së barazhit.

Gjatë ndeshjes, referi Moss kishte tallur lojtarët e Bournemouth se gjendën në një pozitë të ulët në tabelë.

Edhe pse u bën hetime, Jon Moss ka arritur të shpëtoj pa asnjë dënim. Komisioni Disiplinor i Premier Ligës nuk do të marrë asnjë veprim kundër trajnerit anglez.

Bournemouth u mposht nga skuadra e Sheffield United këtë fundjavë me rezultat 2:1. Ndeshjen e radhës ata do të përballen me Burnley, ku do të ju duhen tre pikë që t’i ikin zonës së barazhit./Gazeta Sinjali/