image Reciprociteti për targat e Serbisë po zbatohet edhe në Merdare

Kosovë

Reciprociteti për targat e Serbisë po zbatohet edhe në Merdare

news image

Qeveria e Kosovës ka marrë vendim që nga sot të vendoset reciprociteti ndaj Serbisë sa i përket targave të automjeteve.

Ky vendim krahas pikës kufitare në Jarinje ka filluar të zbatohet edhe në pikën kufitare në Merdare.

Sipas vendimit që ka hyrë sot në fuqi obligohen që të gjitha automjetet që mbajnë targa të Serbisë dhe hyjnë në Kosovë të pajisen me targa të përkohshme, që sipas këtij vendimi pajisja me këto targa bëhet në të gjitha pikat kufitare të Kosovës.

Sipas këtij vendimi targat duhet të vendosen në vende të dukshme dhe për pajisjen me këto targa duhet paguar taksa prej 5 eurove. /Gazeta Sinjali/