image Reciprociteti i targave/ Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë e kompensimit për qytetarët e Luginës

Politikë

Reciprociteti i targave/ Kurti: Po shqyrtojmë mundësinë e kompensimit për qytetarët e Luginës

news image

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media ka folur edhe një herë për reciprocitetin me Serbinë për targat e automjeteve, shkruan Gazeta Sinjali.

I pyetur se çfarë do të ndodh në këtë rast me shqiptarët e Luginës së Preshevës të cilët do të duhet të paguajnë për marrjen e targave të përkohshme RKS, Kurti tha se janë duke bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje.

 “Jemi të vetëdijshëm që shumë qytetarë të Luginës do t’iu duhet të paguajnë na vjen keq për këtë gjë, jemi duke shqyrtuar një mundësi që çfarë mekanizmi shtetëror të gjejmë që të kompensohen sado pak ta korrigjojmë këtë kosto që e kanë”, ka thënë Kurti./GazetaSinjali/