Punimet në autostradë i ka shpërfillur totalisht një zyrtar qeveritar me veturë të shtetit, duke rrezikuar edhe jetën e punëtorëve, raporton Gazeta Sinjali.
Në videon e dërguar nga një sinjalizues i cili po udhëtonte drejt Prizrenit, shihet rebelimi i zyrtarit, i cili për dallim nga të tjerët, i vetëm hyn në korsinë ku po kryheshin punime në autostradë.
Ndonëse shenjat tregonin se vozitësit duhet të rreshtoheshin në krahun e djathtë, zyrtari i qeverisë me veturën me targat 3Z-178-12, nuk ka pasur durim ta vazhdojë vozitjen në varg me veturat e tjera.
Më vonë, shihen punëtorët që ishin në duke kryer punimet në korsinë ku po voziste zyrtari qeveritar. /Gazeta Sinjali/