Real Madridi ka triumfuar ndaj Osasunas për t’u afruar edhe më shumë drejt titullit, shkruan Sinjali Sport.
Madrilenët kanë fituar me rezultat 3-1 si mysafir ndaj Osasunas, në atë që Benzema humbi dy penallti.
“Los Blancos” kaluan të parët në avantazh me anë të David Alabas në minutën e 12-të, vetëm për tu barazuar rezultati nga vendasit pas një minuti nga kroati Ante Budimir në minutën e 13-të.
Në pjesën e dytë, mes minutave 52′ dhe 59′, Real Madridi kishte mundësinë që të katërfishonte epërsinë nga pika e penalltisë, megjithatë në të dyja rastet francezi Karim Benzema dështoi të realizonte.
Sidoqoftë goli i ‘nokautit’ erdhi nga madrilenët, kur në minutën e fundit të shtesës realizoi Lucas Vasquez nga një asistim i Vinicius Jr për rezultatin final 3-1.
Me këtë fitore, Real Madridi tani arrin në kuotën e 78 pikëve, dhe i duhen edhe katër pikë për ta siguruar edhe matematikisht titullin e La Ligas.