image Reali triumfon bindshëm ndaj Valencias, dy dopieta nga Benzema dhe Vinicius

Futboll

Reali triumfon bindshëm ndaj Valencias, dy dopieta nga Benzema dhe Vinicius

news image

Real Madrid u përball me Valencian në derbin e xhiros së 21-të në La Ligan spanjolle.

Los Blancos fituan bindshëm ndaj lakuriqëve në “Santiago Bernabeu” me rezultat të thellë 4-1.

Karim Benzema dhe Vinicius Junior me nga dy gola ia siguruan një tjetër fitore mbretërve.

Goncalo Guedes e realizoi golin e nderit për mysafirët.

Galaktikët kanë 49 pikë si lider i La Ligas, ndërsa mysafirët me 28 pikë janë në vendin e nëntë, mirëpo me dy ndeshje më pak. /Gazeta Sinjali Sporti/