Real Madridi ka mbyllur pjesën e parë me epërsinë e dy golave ndaj Espanyolit.
Ndonëse Ancelotti ka pushuar disa nga futbollistët kryesorë, megjithatë lojtarët madrilen duket se e kanë vendosur që sonte të festojnë në “Cibeles”, shkruan Sinjali Sport.
Galaktikët po udhëheqin 2-0 pas 45 minutëshit të parë, me dy golat e Rodrygos (33′ 43′).
Kujtojmë që madrilenët shpallen kampion edhe me një barazim, andaj titulli i tyre është afër që të vendoset pas 45 minutëshit të dytë.