image Reali nuk gjen më shumë se një pikë ndaj Cadizit, për 'çudi' Hazard kompletoi 90 minuta

Futboll

Reali nuk gjen më shumë se një pikë ndaj Cadizit, për ‘çudi’ Hazard kompletoi 90 minuta

news image

Real Madrid u përball me Cadizin në kuadër të xhiros së 18-të në La Liga, raporton Sinjali Sport.

Los Blancos barazuan në ‘Santiago Bernabeu’ me skuadrën e Cadizit me rezultat pa gola përfundoi ashtu siç ia nisi, 0-0.

Vendasit dominuan gjatë tërë takimit, por fati dhe portieri mysafirë nuk e lejojë të zhbllokojë rezultatin.

Galaktikët mbesin në krye të elitës spanjolle me 43 pikë, gjashtë pikë më shumë se Sevilla e cila renditet në vendin e dytë, përderisa mysafirët me 14 pikë janë në vendin e 19-të.

Eden Hazard sot kompletoi 90 minuta, për herë të parë këtë sezon.

/Gazeta Sinjali Sporti/