image Reali ka gati kontratën e re për Benzeman deri më 2024

Futboll

Reali ka gati kontratën e re për Benzeman deri më 2024

news image

Karim Benzema do të vazhdojë tek Real Madridi për së paku edhe dy vite të tjera sipas raportimeve.

Real Madridi humbi mundësinë për të nënshkruar me Kylian Mbappe apo Erling Haaland këtë verë, megjithatë nuk duken aspak të shqetësuar me këtë.

Siç raporton ‘Marca’, Real Madridi nuk po nxiton për të nënshkruar me një numër tjetër nëntë.

Sipas ‘Marcas’, ata besojnë se Karim Benzema i kanë mbetur edhe dy vite në krye dhe po përgatiten të zgjasin kontratën e tij, e cila siç janë gjërat skadon në vitin 2023, deri në verën e vitit 2024.

Francezi u bë golashënuesi i dytë më i mirë i të gjitha kohërave për Real Madridin, duke qëndruar me 323 gola – aq sa ka edhe Raul, duke u ndodhur tani vetëm prapa Cristiano Ronaldos i cili qëndron me 450 gola.

/GazetaSinjaliSport/