Real Madrid luajti në vizitë ndaj Athletic Bilbaos, shkruan Sinjali Sport.
Baskët u mposhtën nga madrilenët në ‘San Mames’, në kuadër të xhiros së 19-të, me rezultat 1-2.
Në dhjetë minutat e parë u realizuan tre golat në këtë takim.
Karim Benzema me dy gola dhe Sancet një për vendasit, ishin golashënuesit për sonte.
Mbretërit kryesojnë në La Liga me 46 pikë, përderisa Bilbao me 24 pikë gjendet në vendin e dhjetë. /Gazeta Sinjali Sporti/