Real Madridi po vlerëson mundësinë e nënshkrimit të Antonio Rudiger si një transferim i lirë, sipas ESPN.
Madrilenët thuhet të jenë impresionuar me paraqitjet e mbrojtësit në çerekfinalen e Champions League me Chelsean, transmeton Sinjali Sport.
Qendërmbrojtësi – kontrata e të cilit skadon më 30 qershor – fillimisht u raportua se një transferim i tij tek madrilenët është i pamundur për shkak të pagës së lartë të kërkuar nga gjermani.
Situata megjithatë tani ka ndryshuar dhe burime të shumta i kanë thënë ESPN se emri i Rudiger është kthyer në axhendë si një përforcim i mundshëm mbrojtës këtë verë.