image Kompletohet marrëveshja, Rudiger nënshkruan për Real Madridin

Futboll

Kompletohet marrëveshja, Rudiger nënshkruan për Real Madridin

news image

Antonio Rudiger tashmë ka kompletuar transferimin e tij tek Real Madridi.

Marrëveshja kishte përfunduar ditë më parë, teksa kishin mbetur vetëm disa detaje të vogla për t’u kompletuar transferimi, shkruan Sinjali Sport.

Eksperti i transferimeve, Fabrizio Romano në një përditësim të fundit të tij në Twitter ka konfirmuar se tashmë marrëveshja është kompletuar.

Rudiger do të ketë kontratë deri në vitin 2026 me Real Madridin teksa zyrtarizimi do të bëhet në fund të sezonit.

/GazetaSinjaliSport/