image Reali, gati listën e 6 futbollistëve që largohen

Futboll

Futboll/ Reali, gati listën e 6 futbollistëve që largohen

news image

Real Madridi planifikon që të ul shpenzimet për vitin e ardhshëm dhe që tani ka caktuar listën e futbollistëve që duhet të largohen.

Sipas të përditshmes “AS”, skuadra e Real Madridit ka vendosur që të largojë 6 futbollist, për të krijuar hapësirë për emrat e rinj. I pari është Geret Bejll, që fiton 20 mln euro në vit. Pastaj vijnë Xhejms Rodriguez, Mariano Diaz, Lukas Vaskez, Marselo dhe Luka Modriq.

Sipas mediave në Spanjë, Real Madridi përballet me humbje prej 150 mln euro, e cila mundet edhe të shtohet, nëse La Liga nuk vazhdon sezonin.