image Reali do të njoftojë për një rinovim tjetër, përpara zyrtarizimit të Tchouamenit

Futboll

Reali do të njoftojë për një rinovim tjetër, përpara zyrtarizimit të Tchouamenit

news image

Real Madridi ka arritur marrëveshje me Monacon për mesfushorin Aurelien Tchouameni.

Madrilenët kanë arritur akordin për rreth 100 milionë funte.

Sidoqoftë, përpara se klubi spanjoll të shpallë njoftimin zyrtar, Reali fillimisht do të zyrtarizojë një rinovim të skuadrës.

Bëhet fjalë për rinovimin e kontratës së Luka Modric deri më 2023.

Njoftimi zyrtar pritet të bëhet të nesërmen, ka theksuar Fabrizio Romano.

Sipas Romanos, kontrata ishte nënshkruar menjëherë pas finales së Ligës së Kampionëve.

/GazetaSinjaliSport/