image Reali bën udhëtimin e dytë radhazi në edicionin e ri të La Ligas, Celta Vigo mirëpret kampionët

Futboll

Reali bën udhëtimin e dytë radhazi në edicionin e ri të La Ligas, Celta Vigo mirëpret kampionët

news image

Real Madridi do të bëjë udhëtimin e dytë me radhë në fillimin e edicionit të ri të La Ligas.

Pas Almerias, madrilenët do të udhëtojnë drejt Celta Vigos për duelin e xhiros së dytë që zhvillohet sonte nga ora 22:00.

“Los Blancos” e filluan me fitore edicionin e ri, duke fituar 2-1 ndaj Almerias, ndërkohë Celta Vigo u nda me barazim 2-2 ndaj Espaynolit në xhiron e parë.

Ancelotti do të bëjë ndryshime nga skuadra që doli në fushë për xhiron e parë kundër Almerias herën e fundit.

Dani Carvajal dhe Rodrygo të dy munguan në fundjavën hapëse për shkak të lëndimeve, por pritet të jenë të gatshëm për këtë ndeshje, ndërsa Luka Modric, Alaba dhe Eder Militao gjithashtu duhet të jenë në mesin e atyre që do të kthehen.

Formacionet e mundshme:

Celta Vigo XI: Marchesin; Mallo, Aidoo, U Nunez, Galan; Solari, Beltran, O Rodriguez, Cervi; Paciencia, Aspas.

Real Madrid XI: Courtois; Carvajal, Militao, Alaba, Mendy; Modric, Tchouameni, Kroos; Valverde, Benzema, Vinicius.

/GazetaSinjaliSport/