image Real Madridin fiton garën për shërbimet e talentit spanjoll

Futboll

Real Madridin fiton garën për shërbimet e talentit spanjoll

news image

Real Madrid ka fituar garën me Atletico Madrid për sulmuesin e talentuar të Bayer Leverkusen, 17-vjeçarin Iker Bravo.

Dëshira e futbollistit ka qenë vendimtare për këtë lëvizje. Ai donte vetëm Realin, që tani ka arritur marrëveshjen me gjermanët.

Bravo do të kalojë në klubin e LaLiga në huazim me një opsion blerje. Në marrëveshje ka klauzolë për blerjen e tij për 7 milionë euro, plus bonuse.

Fillimisht iker Bravo do të bashkohet me Real Castilla, që drejtohet nga Raul Gonzales.

/GazetaSinjaliSport/