image Real Madrid e nis mbarë vitin 2020 duke mposhtur Getafen

Futboll

Sport/ Real Madrid e nis mbarë vitin 2020 duke mposhtur Getafen

news image

Real Madridi e ka nisur mbarë Vitin e Ri ku ka arkëtuar pikët e para.

Ata sonte ishin mysafirë të Getafes të cilët i kanë mposhtur me rezultat 0-2.

Pjesa e parë i takoi Real Madridit të cilët sulmuan më shumë dhe arritën që të shënojnë gol që në minutën e 34-të te ndeshjes.

Ishte një autogol qesharak i shënuar nga David Soria në golin e tij pas një krosimi te Mendy në zonën e rreptësisë.

Pjesa e parë përfundoi me këtë rezultat.

Në pjesën e dytë prapë Real Madridi ishte më i mirë dhe përsëri erdhi të goli i dytë me anë të Raphael Varane në minutën e 53-të.

Goli i tretë për Los Blancos erdhi në minutat shtesë ku shënoi Luca Modric.

Me këtë fitore, Real Madrid arrin në 40 pikë dhe i prinë La Ligas, s’paku deri në mbrëmje kur Barcelona do të jetë mysafirë i rivalit të tyre lokal Espanyol.