image Real Madridi zbulon planin për rinovimin e kontratave me Modric dhe Vinicius Jr

Futboll

Real Madridi zbulon planin për rinovimin e kontratave me Modric dhe Vinicius Jr

news image

Real Madridi u kualifikua mbrëmë në gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti Chelsean me rezultat të përgjithshëm 5-4.

Në këtë ndeshje, nga lojtarët kyç të takimit ishte kroati Luka Modric i cili dha një asistim të jashtëzakonshëm për Rodrigon i cili e realizoi golin që i çoi skuadrat në vazhdime, për të realizuar më pas Benzema golin e “nokautit”, shkruan Sinjali Sport.

Modric u shpall lojtari i ndeshjes pas përfundimit të ndeshjes.

I pyetur për një rinovim të mundshëm të kontratës, kroati tha: “Unë shkoj vit pas viti si gjithmonë. Tani e rëndësishme është që jemi në gjysmëfinale. Unë jap maksimumin në fushë për të rikthyer gjithë dashurinë që ma tregojnë madrilenët”, u shpreh ai.

Ndërkohë Fabrizio Romano raporton se Real Madridi dhe Luka Modric nuk kanë ndryshuar planin e tyre për rinovim, duke theksuar se duan të vazhdojnë së bashku edhe sezonin e ardhshëm.

Marrëveshja aktuale skadon në dy muaj – por Real Madrid do të diskutojë me Modrić dhe Vinícius Júnior në maj për të zgjatur kontratat e tyre, ka raportuar Romano.

/GazetaSinjaliSport/