Krerët e klubit të Real Madridit tashmë kanë zgjedhur zëvendësuesin e Zinedine Zidane, transmeton Sinjali Sportiv.
Gazeta spanjolle ‘AS’ shkruan se Raul Gonzalez do marrë drejtimin e skuadrës madrilene, kur Zidane do largohet nga pozita e trajnerit.
Legjenda e klubit spanjoll është tani i preferuari i presidentit të klubit, Florentino Perezit, pasi Mauricio Pochettino vendosi t’i bashkohet Paris Saint-Germainit.
Ndryshe, Raul Gonzalez momentalisht është trajner te skuadra e të rinjëve të Real Madridit. /Sinjali Sportiv/.