“Santiago Bernabeu” nuk do të jetë stadiumi ku Real Madridi do t’i zhvillojë ndeshjet e mbetura të La Ligës pas rifillimit të sezonit.
Ekipi do t’i luajë ndeshjet në stadiumin “Alfredo Di Stefano”, stadium ky ku klubi madrilen zhvillon stërvitjet.
Në stadiumin “Santiago Bernabeu” po bëhen disa punime dhe ky ndryshim po ndodh me qëllim që të përfundojnë ato punime të planifikuara./Gazeta Sinjali/