image Real Madridi që "nuk vdes kurrë" - madrilenët ia 'vjedhin' nga duart finalen Man Cityt, për tu takuar me Liverpoolin në Paris

Futboll

Real Madridi që “nuk vdes kurrë” – madrilenët ia ‘vjedhin’ nga duart finalen Man Cityt, për tu takuar me Liverpoolin në Paris

news image

Real Madridi ka bërë çmendurinë në Bernabeu sonte, duke u kualifikuar në finale të Ligës së Kampionëve, transmeton Sinjali Sport.

Madrilenët kanë triumfuar pas vazhdimeve me golin vendimtar të Karim Benzemas nga penalltia, duke avancuar në finale me rezultat të përgjithshëm 6-5.

Sfidën e hapi Riyad Mahrez i cili shënoi një gol të bukur në minutën e 73-të për të t’i dhënë anglezëve avantazhin e theksuar, tani të dy golave duke llogaritur edhe ndeshjen e parë (5-3).

Sidoqoftë, Real Madridi edhe njëherë dëshmoi që nuk vdes kurrë dhe se nuk dorëzohet deri në fishkëllimën e fundit të referit.

Teksa City po shkonte sigurt drejt finales, heroi i madrilenëve ishte braziliani Rodrygo i cili shënoi dy golat ‘express’ në minutën e 90-të e 91-të, për rezultatin 3-3 të përgjithshëm, duke bërë që ndeshja të shkojë në vazhdime.

Në fillim të pjesës së parë të vazhdime, Karim Benzema fitoi një penallti në zonën kundërshtare, ndaj së cilës francezi u tregua i saktë nga pika e penalltisë, për t’i dhënë avantazhin e përgjithshëm Realit 6-5.

Real Madridi kështu kualifikohet në finale të Ligës së Kampionëve, aty ku do të takohet me Liverpoolin më 28 maj në Paris.

/GazetaSinjaliSport/