image Real Madridi nis stërvitjen e plotë pas 81 ditëve

Futboll

Real Madridi nis stërvitjen e plotë pas 81 ditëve

news image

Real Madrid , si të gjitha skuadrat, u rikthye në stërvitje normale të hënën, me më pak se dy javë për të kaluar derisa LaLiga Santander të rifillojë përsëri.

Kjo do të thotë që Zinedine Zidane do të punojë me skuadrën e tij të plotë për herë të parë në 81 ditë, seanca e fundit me të gjithë grupin më 12 mars.

Atë ditë, lojtarët u kthyen në shtëpi pa e ditur që nuk do të stërviteshin përsëri për dy muaj e gjysmë.

Zidane do të jetë në gjendje të përfshijë edhe lojtarë që tani janë në dispozicion, me Mariano Diaz , Fede Valverde dhe Isco si pjesë të grupit, ndërsa Nacho Fernandez mbetet një dyshim dhe Luka Jovic ka ca kohë rikuperimi.

/Gazeta Sinjali/