Real Madridi nesër, e hënë, do të fillojë përgatitjet për edicionin e ri 2021/22.
Futbollistët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjekësore gjatë mëngjesit.
Trajneri i ri Carlo Ancelotti do të mbajë stërvitjen e parë me futbollistët, në orën 18:00.
Grupi nuk do jetë i plotë, pasi që disa lojtarë janë ende pjesë e Euro2020, teksa një grup tjetër janë ende në pushim./Gazeta Sinjali Sporti/