image Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Zidane

Futboll

Real Madridi merr vendim për të ardhmen e Zidane

news image

Pavarësisht rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, Zinedine Zidane nuk pritet të largohet nga Real Madridi, transmeton Sporti në Sinjali.

Pas dështimit në Superkupën e Spanjës, ‘Los Blancos’ dështuan edhe në Kupën e Mbretit, duke u eliminuar nga faza 1/16 e finales nga skuadra e ligës së tretë, Alcoyano.

Duke marrë parasysh rezultatet e dobëta, fillojë të lëkundet edhe stoli i trajnerit te skuadra mbretërore.

Megjithatë, ‘Marca’ shkruan se krerët e klubit të Real Madridit nuk do emërojnë asnjë trajner të ri para përfundimit të këtij sezoni.

Kjo nënkupton që Zinedine Zidane do mbetet trajner i Real Madridit së paku edhe për këtë sezon.

/Sporti në Sinjali/.