Pavarësisht rezultateve të dobëta në ndeshjet e fundit, Zinedine Zidane nuk pritet të largohet nga Real Madridi, transmeton Sporti në Sinjali.
Pas dështimit në Superkupën e Spanjës, ‘Los Blancos’ dështuan edhe në Kupën e Mbretit, duke u eliminuar nga faza 1/16 e finales nga skuadra e ligës së tretë, Alcoyano.
Duke marrë parasysh rezultatet e dobëta, fillojë të lëkundet edhe stoli i trajnerit te skuadra mbretërore.
Megjithatë, ‘Marca’ shkruan se krerët e klubit të Real Madridit nuk do emërojnë asnjë trajner të ri para përfundimit të këtij sezoni.
Kjo nënkupton që Zinedine Zidane do mbetet trajner i Real Madridit së paku edhe për këtë sezon.