image Real Madridi kërkon yllin e Arsenalit

Futboll

Real Madridi kërkon yllin e Arsenalit

news image

Klubi madrilen, Real Madrid i ka vënë syrin mbrojtësit të majtë të Arsenalit, Kieran Tierney, transmeton Gazeta Sinjali.

Forma e mirë e skocezit me londinezët ka bërë që madrilenët të rrisin interesimin për të.

‘Galaktikët’ do të nënshkruajnë me një mbrojtës të majtë në verë pasi Marcelo do të largohet nga klubi spanjoll.

Ancelotti thuhet se ka bërë objektiv transferimin e Tierneyt, pasi ai e dëshironte skocezin edhe gjatë kohës sa italiani e drejtonte Napolin, por në fund lojtari e kishte zgjedhur Arsenalin.

/GazetaSinjaliSport/