Real Madridi e ka hedhur poshtë një ofertë nga Newcastle United për anësorin, Eden Hazard, në fillim të këtij muaji.
Oferta prej 40 milionë eurosh e Newcastle për Eden Hazardin nuk është pranuar nga gjiganti spanjoll Real Madrid, sipas El Nacional.
Sulmuesi belg nuk është në planet e trajnerit Carlo Ancelotti, pasi ka dështuar t’i tregojë vlerat e veta në Santiago Bernabeu, por Reali e vlerëson të ulët ofertën prej 40 milionë eurove për ta lëshuar atë.
Los Blancos do ta shesin 31-vjeçarin vetëm nëse marrin ofertë prej mbi 50 milionë euro, duke e ditur se i paguan Chelseat hiç më pak se 115 milionë euro për të në vitin 2019.
Për më tepër, Hazardi nuk është i interesuar t’i bashkohet Newcastle Unitedit, pasi parapëlqen kthimin në Chelsea./Gazeta Sinjali Sporti/