Përballja më interesante në javën e pestë në Laligan spanjolle u zhvilluar ndërmjet Valencias dhe Real Madridit, raporton Sinjali Sport.
Real Madridi e mposhti Valencian me rezultat 1-2.
Vendasit kaluan të parët në epërsi me super golin e Duors në minutën e 66-të.
Mirëpo, kjo ishte e tëra nga vendasit, pasi mysafirët filluan rikthimin në fund të ndeshjes me dyshen Vincius Jr dhe Karim Benzema që të dy realizuan nga një gol duke ia asistuar njëri tjetrit.
Los Blancos me këtë fitore ngritën në pozitën e parë si e vetmja me 13 pikë, kurse Valencia mbetet në vendin e tretë me 10 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/