image Real Madrid të dëshpëruar me Jovicin, planifikojnë të transferojnë yllin e Bundesligës

Futboll

Futboll/ Real Madrid të dëshpëruar me Jovicin, planifikojnë të transferojnë yllin e Bundesligës

news image

Real Madrid shpenzoi 62 milionë euro për transferimin e lojtarit serb, Luka Jovic.

Por, performancat jo të mirë kanë bërë që ai të mos arsyetoi paratë që janë shpenzuar për të, transmeton Gazeta Sinjali.

Duke e parë mungesën e një ‘9-shi’ efikas, klubi nga Madridi po mendon transferimin e Erling Haaland.

Ylli i Dortmund është duke shkëlqyer dhe ka marrë vëmendjen e shumë skuadrave të njohura.

Sipas ‘Marca’, Haaland është targeti kryesor i skuadrës së Real Madrid.

Në 11 ndeshjet e para me Dortmund, Haaland ka shënuar 12 gola./Gazeta Sinjali/