Real Madrid synon të nënshkruajë me Erling Haaland në vitin 2024.
Madrilenët humbën garën këtë merkato verore për yjet si Kylian Mbappe e Erling Haaland.
Objektivi kryesor i madrilenëve ishte Kylian Mbappe i cili pritej t’i bashkohej spanjollëve, por në fund francezi ndryshoi mendje dhe zgjodhi të rinovonte me PSG-në.
Në anën tjetër, Erling Haaland zgjodhi Manchester Cityn si klubin e ri të tij, ku nënshkroi kontratë pesë-vjeçare.
Sidoqoftë, e përditshmja spanjolle AS sugjeron se Real Madridi do të kërkojë të nënshkruajë me Erling Haaland nga Manchester City në vitin 2024, kur klauzola e tij e lirimit prej 150 milionë euro të jetë aktive.
Madrilenët mendojnë se kjo do të ishte koha më e duhur për ta joshur sulmuesin t’i bashkohet madrilenëve, pasi kontrata me Benzeman skadon pikërisht atë vit.