image Real Madrid rikthehet në Santiago Bernabeu ndaj Celta Vigos, formacionet zyrtare dalin

Futboll

Real Madrid rikthehet në Santiago Bernabeu ndaj Celta Vigos, formacionet zyrtare dalin

news image

Real Madrid rikthehet sot në Santiago Bernabeu pas 18 muajsh, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos presin Celta Vigon në përurimin e stadiumit të rinovuar.

Mbretërit po kalojnë formë të mirë këtë sezon edhe pas ndryshimeve të mëdha, si largimi i Zidane, i dy mbrojtësve Ramos e Varane, derisa sulmi nuk është përforcuar, ashtu siç lypej nga Ancelotti.

Madrilenët kanë 7 pikë nga 3 ndeshje, ku janë tre pikë larg kreut dhe në rast fitore automatikisht rrëmbejnë pozitën e parë.

Në anën tjetër mysafirët kanë vetëm një pikë në vendin e 18.

Formacionet për këtë ndeshje janë publikuar dhe ato janë:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Naho, Miguel; Valverde, Modric, Casemiro; Hazard, Benzema, Vinicius

Celta Vigo: Dituro; Mallo, Murillo, Araujo, Galan, Tapia, Mendez, Suarez, Cervi, Aspas, Mina.

 /Gazeta Sinjali Sporti/