image Real Madrid rikthehet në fundjavë në Santiago Bernabeu pas 18 muajsh

Futboll

Real Madrid rikthehet në fundjavë në Santiago Bernabeu pas 18 muajsh

news image

Real Madrid rikthehet në këtë fundjavë në stadiumin e tyre “Santiago Bernabeu”, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos kthehen në arenën e tyre pas një viti e gjysmë (18 muajsh), pasi u rinovua për këtë periudhë.

Mbretërit herën e fundit në Bernabeu luajtën me datë 1 mars të vitit 2020 kundër rivalit më të madh të tyre, Barcelonës.

El Clasico e zhvilluar në atë kohë u fitua nga galaktikat me rezultat 2-0.

Santiago Bernabeu do përurohet të dielën, në sfidën: Real Madrid – Celta Vigo.

Skuadra madrilene deri tash ndeshjet si vendas i ka zhvilluar në stadiumin e të rinjve “Alfredo Di Stefano”, ku vitin e kaluar e festuan aty triumfin në Laliga.

/GazetaSinjaliSporti/