image Real Madrid publikon 23-shën e të ftuarve për El Classico, kthehen Hazard e Carvajal

Futboll

Real Madrid publikon 23-shën e të ftuarve për El Classico, kthehen Hazard e Carvajal

news image

Barcelona dhe Real Madridi do të zhvillojnë derbin e “El Classicos” gjatë ditës së nesërme (e diele), në kuadër të xhiros së 10-të në La Liga.

Skuadra e Real Madridit tani ka publikuar listën e 23 lojtarëve të ftuar për këtë përballje.

Lajm i mirë për madrilenët është se Karim Benzema është riaftësuar plotësisht dhe do jetë nga minuta e parë në El Clasico.

E po ashtu të ftuar janë edhe dyshja që janë kthyer nga lëndimi, Eden Hazard dhe Dani Carvajal.

Ndeshja do të zhvillohet nesër duke filluar nga ora 16:15 në stadiumin “Camp Nou”.  /Gazeta Sinjali Sporti/