image Real Madrid pëson disfatën e parë edhe në Laliga, dështon ndaj Espanyolit

Futboll

Real Madrid pëson disfatën e parë edhe në Laliga, dështon ndaj Espanyolit

news image

Real Madrid ndeshjen e xhiros së tetë në Spanjë e luajti ndaj Espanyolit, raporton Sinjali Sport.

Los Blancos u mposhten për herë të parë këtë edicion nga katalunasit me rezultat 2-1.

Ish anëtari i madrilenëve, Raul de Tomas zhbllokoi rezultatin me golin e minutës së 17-të. 

Aleix Vidal ka realizuar golin e dytë me një super solo aksion në të 60-ën minutë .

Karim Benzema ngushtoi epërsinë, me një gol fantastik nga ana e tij, në  minutën e 71-të.

Kjo ishte humbja e parë për madrilenët, por prapë mbesin në pozitën e parë me 17 pikë, aq sa ka edhe Atletico, kurse Espanyoli  është ngritur në pozitën e 12-të me nëntë pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/