image Real Madrid pësoi humbje nga Sheriffi, pasi mori golin më të bukur të mbrëmjes në kohën shtesë

Futboll

Real Madrid pësoi humbje nga Sheriffi, pasi mori golin më të bukur të mbrëmjes në kohën shtesë

news image

Real Madrid pësoi humbjen e parë këtë sezon në të gjitha garat, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos humbën në “Santiago Bernabeu” nga Sheriff Tiraspol.

Skuadra moldave i mposhti mbretërit me rezultat 1-2, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.

Jasur Jakhshibae hapi sfidën për mysafirët me golin me kokë në minutën e 25-të.

Mirëpo, galaktikët barazuan me kapitenin, Karim Benzema, nga penaltia në minutën e 65-të, duke vazhduar të dominojnë.

Sidoqoftë, dominimi i spanjollëve u ndal në minutën e 90-të, kur Sebastien Thill me një super gol, që edhe ishte më i miri i mbrëmjes ia solli fitoren e dytë moldavëve.

Mysafirët me këtë fitore arrijnë në kuotën e gjashtë pikëve në krye të grupit D, kurse Reali me tre pikë qëndron pas tyre.    /Gazeta Sinjali Sporti/