Real Madrid pësoi humbjen e parë këtë sezon në të gjitha garat, shkruan Sinjali Sport.
Los Blancos humbën në “Santiago Bernabeu” nga Sheriff Tiraspol.
Skuadra moldave i mposhti mbretërit me rezultat 1-2, në kuadër të fazës së grupeve në Champions League.
Jasur Jakhshibae hapi sfidën për mysafirët me golin me kokë në minutën e 25-të.
Mirëpo, galaktikët barazuan me kapitenin, Karim Benzema, nga penaltia në minutën e 65-të, duke vazhduar të dominojnë.
Sidoqoftë, dominimi i spanjollëve u ndal në minutën e 90-të, kur Sebastien Thill me një super gol, që edhe ishte më i miri i mbrëmjes ia solli fitoren e dytë moldavëve.
Real Madrid 1-2 Sheriff
— Takip: @golkoliktv (@depo_golkolik14) September 28, 2021
⚽️ 89' Sebastien Thill
Bu hesap kapanabilir, takip: @golkoliktv pic.twitter.com/Y7KSvO6BNN
Mysafirët me këtë fitore arrijnë në kuotën e gjashtë pikëve në krye të grupit D, kurse Reali me tre pikë qëndron pas tyre. /Gazeta Sinjali Sporti/