image Real Madrid nuk kthehet nga Franca pa transferim, shumë pranë transferimit të Camavingas

Futboll

Real Madrid nuk kthehet nga Franca pa transferim, shumë pranë transferimit të Camavingas

news image

Skuadra spanjolle, Real Madrid, nuk tentoi më shumë për ta transferuar Kylian Mbappen, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos i dërguan ofertën finale PSG rreth 180 milionë euro për shërbimet e Mbappes, mirëpo parisienët e refuzuan.

Sidoqoftë, bomba e orëve të fundit është lajmi se Eduardo Camavinga, do t’i bashkohet mbretërve para mbylljes së dritares së transferimeve me 1 shtator.

Sipas mediumeve në Spanjë, Francë dhe Fabrizio Romanos, galaktikët i kanë dërguar ofertë prej 30 milionë euro, skuadrës së Rennes.

Camavinga është pajtuar me skuadrën e Realit, për të nënshkruar kontratë deri në vitin 2026, ndërsa marrëveshja pritet të kompletohet gjatë orëve të ardhshme. /Gazeta Sinjali Sporti/