image Real Madrid një gol larg jubilarit prej 1000 golave në Champions League

Futboll

Real Madrid një gol larg jubilarit prej 1000 golave në Champions League

news image

Real Madridi do të presë sonte në “Santiago Bernabeu” skuadrën e Shakhtarit, sfidë në të cilën Los Blancos do të kërkojnë pikët e plota për t’iu afruar më shumë kualifikimit në fazën tjetër të Champions League.

Sonte do të jetë edhe për diçka tjetër e veçantë sfida në Madrid.

Kushdo që shënon në Bernabeu, do të jetë goli i njëmijtë në Champions League, dhe do të shkruajë emrin në librat e historisë së Realit.

Golin e parë e ka shënuar Miguel Munoz, golin e 100 Di Stefano, golin e 200 Puskas, golin e 300 Jensen, golin e 400 Losada, golin e 500 Guti, golin e 600 Beckham, golin e 700 Higuain, golin e 800 dhe 900 Cristiano Ronaldo, ndërsa sonte, një tjetër lojtar do të shkruajë historinë, duke shënuar golin e njëmijtë.

/Gazeta Sinjali Sporti/