image Real Madrid niset drejt Kievit, ftohen për herë të parë këtë sezon Marcelo dhe Mendy

Futboll

Real Madrid niset drejt Kievit, ftohen për herë të parë këtë sezon Marcelo dhe Mendy

news image

Real Madrid është nisur drejt Kievit, pasi nesër luan ndeshjen e radhës në Champions League, raporton Sinjali Sport.

Los Blancos janë mysafirë të Shakhat Donetskut në duelin e tretë në Ligën e Kampionëve.

Mbretërit gjenden të dytit në grupin D me tre pikë dhe kërkojnë t’i rikthehen fitoreve pas asaj disfate shokuese nga Sheriffi.

Shakhtari në anën tjetër me një pikë gjendet në pozitën e katërt.

Madrilenët dal nga dal po kompletohet, ku për këtë përballje për herë të parë në këtë edicion janë ftuar Marcelo dhe Ferland Mendy, derisa mungojnë: Eden Hazard, Luka Jovic dhe Dani Carvajal.

/Gazeta Sinjali Sporti/