Real Madrid e priti Granadan në kuadër të xhiros së 23-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.
Los Blancos si nikoqir të Granadas në “Santiago Bernabeu”, triumfuan me rezultat minimal 1-0.
Marco Asensio ishte heroi i vendasve, me golin e minutës së 74-të, që ia solli tre pikë të rëndësishme.
Mbretërit në këtë takim ishin pa gjashtë lojtarë të rëndësishëm si: Karim Benzema, Casemiro, Vinicius Jr, Ferland Mendy, Lucas Vazquez dhe Mariano Diaz.
Te mysafirët nga fillim u paraqit Myrto Uzuni, duke debutuar ndaj gjigantit spanjoll dhe duke luajtur 80 minuta.
Reali kryeson në La Liga me 53 pikë, kurse mysafirët me 24 pikë gjenden në vendin e 16-të. /Gazeta Sinjali Sporti/