image Real Madrid me sukses kryen detyrën, Kroos shkëlqen

Futboll

Real Madrid me sukses kryen detyrën, Kroos shkëlqen

news image

Real Madrid ka arritur fitore bindëse në xhiron e 13-të në Laliga, shkruan Sinjali Sport.

Los Blancos triumfuan në udhëtim ndaj Granadas me rezultat të thellë 1-4.

Katër golashënues të ndryshëm ishin te madrilenët, me Asension që e hapi llogarinë e golave, pastaj Nacho dhe Vinicius, kurse Mendy e mbylli.

Toni Kroos shkëlqeu në këtë takim me dy asistime.

Golin e vetëm për vendasit e realizoi Luis Suarez.

Me këtë fitore galaktikët kryesojnë me 30 pikë në renditjen tabelore, kurse Granada me 11 pikë janë në vendin e 18-të. /Gazeta Sinjali Sporti/