Real Madrid përfundoi një takim të vështirë në shtëpi ndaj Sevillas, në kuadër të xhiros së 15-të në La Liga, shkruan Sinjali Sport.
Los Blancos me rikthim fituan këtë ndeshje, ku nga 0-1 në disavantazh përmbysën në 2-1 në favor të tyre.
Rafa Mir kaloi mysafirët në avantazh në minutën e 12-të, përderisa pas 20 minutave Karim Benzema barazoi.
Kur pritej takimi të shkonte drejt fundit pa fitues, u shfaq Vinicius Jr i cili në minutën e 87-të me një ‘bombë’ avancoi madrilenët drejt fitores.
Mbretërit me këtë fitore kryesojnë në La Liga me 33 pikë, kurse mysafirët me 28 pikë mbesin në vendin e katërt. /Gazeta Sinjali Sporti/