Real Madrid u përball me Villarealin në kuadër të xhiros së fundit (38) në Laligë, shkruan Sinjali Sport.
Skuadra mysafire kaloi në epërsi në sfidën ndaj galaktikëve me golin e Yeremi Pinos në minutën e 20-të.
Në pjesë të dytë tek në fund në minutën e 87-të Karim Benzema realizoi golin e parë, ndërsa Luka Modriq realizoi në min 92-të për përmbysje.
Mbretërit përfundojnë sezonin si skuadra e dytë më e mirë në ligë, pasi rivali Atletico Madrid mposhti Valladolidin dhe u shpall kampione me dy pikë më shumë.
Në tjetrën anë mysafirët gjenden në mbesin e shtatë me 58 pikë. /Gazeta Sinjali Sporti/